Thaçi: Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë hapësirë pa kufi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në Akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri”, në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999, sot në Prishtinë ka thënë se atdheu është i përjetshëm i individi i përkohshëm.

“Prandaj sot këtu falenerohet prulësisht Shqipëria e përjetshme, historike, Shqipëria që i mbijetoi shekujt, luftërat, pushtimet. Shqipëria e gjuhës dhe falmurit tonë të përbashkët”, ka thënë ai.

Presidenti është shprehur falënderues ndaj Shqipërisë për ndihmën dhënë  Kosovës në kohën e luftës.

Ai foli edhe për kufirin e tanishëm mes të dyja vendeve.

“Unë besoj se Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë pa kufi me një aktualitet të përbashkët dhe një të ardhshmë të pëbashkët pa kufi, të gjitha hapësirave ku jetojnë shqiptarët në rajonin tonë”, tha presidenti Thaçi.

Kurse, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se kontributi i kosovarëve ka qenë i jashtëzakonshme për krijimin e shtetit shqiptar.

“Zoti është i madh dhe besimi nuk duhet humbur asnjëherë. Viti ‘99 ka qenë i jashtëzakonshme në historinë  e Ballkanit dhe kombit tonë, një vit prove dhe sfide”, tha mes tjerash Meta.