Thaçi konfirmon emërimin e Lajcakut por ia parashikon dështimin
20.3.2020 - 18:31
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Bashkimi Evropian edhe zyrtarisht e ka emëruar diplomatin sllovak Miroslav Lajcak si të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.
Thaçi përmes një postimi në Twitter e ka uruar për punën që e ka marrë, por thotë se ai do të dështojë.
“BE emëroi zyrtarisht të Dërguarin Special për dialogun Kosovë-Serbi. E përgëzoj për punën e këndshme që mori. Por misioni i tij i ri është krijuar të dështojë për shkak të rekordit të tij për të ndaluar Sllovakinë të njohë Kosovën dhe të votojë kundër Kosovës në UNESCO”, shkroi Thaçi në Twitter.
Lajçak është ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë. Kjo e fundit ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.