FOTO: Hashim Thaçi/Twitter

Thaçi: Kërcënimet e grupit të Kurtit duhet të ndalen

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se kreu i AKR-së dhe ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli po kërcënohet.

Sipas tij, kërcënimi po bëhet nga “grupi i Kurtit dhe të tjerëve”.

“Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalen urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

KALLXO.com raportoi gjatë javës së kaluar se, Thaçi kaloi kufirin Kosovë-Shqipëri.

Vizita e mistershme e Hashim Thaçit  në Shqipëri

E pas kësaj, u.d. i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se, nëse Behgjet Pacolli ka herë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës, me të do të merret Policia e Kosovës.