FOTO: Hashim Thaçi/Twitter

Thaçi: Kemi pasur informacione nga shërbimet mike se jeta e Pacollit rrezikohej

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se jeta e ish-kryediplomatit kosovar, Behgjet Pacolli ka qenë në rrezik po të ateronte në Prishtinë më 28 prill. Ai kishte ndryshuar destinacionin nga kryeqyteti i Kosovës për në Tiranë,

Thaçi tha në një intervistë për mediat në Shqipëri se jeta e tij do të rrezikohej dhe për këtë, ai thotë se kishte informata nga shërbimet e inteligjencës.

“Sa i përket ish-presidentit Pacolli, mendoj ka qenë një turp i madh çfarë është pretenduar që t’i ndodh atij. Ne kemi marr të dhëna, informacione nga shërbimet mike që jeta e tij rrezikohej sikur atë ditë t`ia mësynte Prishtinës, prandaj është treguar i mençur dhe ka devijuar fluturaken e vetë në drejtim të Tiranës dhe pastaj ka ardhur në Prishtinë me fluturaken e tij”, deklaroi ai.

Një sulm të mundshëm ndaj aeroplanit të tij e kishte përmendur edhe vetë Pacolli ditën kur ai erdhi në Prishtinë më 30 prill.

“Pikërisht frika nga ndonjë sulm terrorist unë kam aterruar në Tiranë”, kishte thënë ai.

Presidenti Thaçi ka foluar edhe për vizitën e tij në Shqipëri ditë më parë. Ka thënë se mund të shkoj së shpejti përsëri.

“Unë kam qenë në vizitë private në Shqipëri, sikur cdoherë tjetër, tash e 20 vjet kam kaluar procedurat e njëjta. Është për të ardhur keq që pretendimi për të bërë zhurmë politike sa i përket  protokollit të presidentit të vendit, siç ka pasur lëvizje edhe të tjerëve”, thotë ai.

“Jo nuk ka qenë shkelje e ligjit (hyrja në kufi Kosovë-Shqipëri), edhe kur kam daluar kam komunikuar me kufitarët edhe kur jam hyrë kam komunikuar. Përsëri mund të ndodhë të jem në Tiranë e të kthehem në Prishtinë”, deklaroi ai.

Vizita e mistershme e Hashim Thaçit  në Shqipëri