Thaçi: Iowa e interesuar të investojë në sektorin e energjisë në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me guvernatoren e Iowas, të cilën e ka falënderuar për miqësinë e Kosovës me ShBA-në.

Tutje, Thaçi ka shkruar se në këtë takim janë vënë hapat e parë për krijimin e parakushteve për ardhjen e investimeve të drejtpërdrejta të kompanive nga Iowa në sektorin e energjisë në Kosovë

“Në Iowa të SHBA-së, takova guvernatoren Kim Reynolds, të cilën e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i ka ofruar Kosovës dhe vazhdon t’i ofrojë. Bashkëpunimi që kishte nisur me FSK-në, tani është zgjeruar në fusha të tjera, si edukim dhe në programe të specializuara, siç është “Women in Energy”. Po ashtu, janë vënë hapat e parë për krijimin e parakushteve për ardhjen e investimeve të drejtpërdrejta të kompanive nga Iowa në sektorin e energjisë në Kosovë. Jemi të bekuar që kemi miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.