Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Thaçi: Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Thaçi ka thënë se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë.

“Janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti ka thënë se investimi në fëmijë është investim në të ardhmen.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës”, ka thënë ai.