Thaçi i gëzohet shërimit të pesë pacientëve nga COVID-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i është gëzuar lajmit se pesë të identifikuar me coronavirus janë shëruar.

“Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët. E përgëzoj stafin mjekësor për punën e mirë që po bën. Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre”, ka shkruar Thaçi.

KALLXO.com raportoi minuta më parë se edhe pesë pacientë të identifikuar me COVID-19 janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjashtë.