Thaçi i gëzohet linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka mirëpritur iniciativën për formimin e një linje ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Thaçi e ka quajtur hap të rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit mes dyja vendeve.

“Unë mirëpres letrën e synimit që Kosova dhe Lufthansa të hapin një rrugë ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. Ky është një hap i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit. Mirënjohës ndaj Këshilltarit (amerikan) për Siguri Kombëtare O’Brien dhe Richard Grenell për lehtësimin e procesit”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social ‘Twitter’, të hënën.

Kosova dhe Serbia i kanë ndërprerë bisedime për normalizim të marrëdhënieve pasi që Kosova i vuri taksën ndaj produkteve serbe në vitin 2018.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se të hënën në Berlin nënshkruhet një letër për synimet e Ministrisë serbe të Ekonomisë dhe kompanisë së fluturimeve Lufthansa, për vendosjen e një linje ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës.

Linjë ajrore Prishtinë – Beograd?