Foto: Kallxo.com

Thaçi: FSK e gatshme të kontribuojë edhe përtej rajonit

Në një vjetorin e  formimit të Ushtrisë së Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se FSK është gatshme të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin edhe përtej rajonit.

 Thaçi ka thënë se me 14 dhjetor të vitit të kaluar u përmbyll një proces i filluar më 2014.

“Me ndryshimet në Ligjin për FSK-në i dhamë Forcës së Sigurisë së Kosovës mandatin dhe kompetencat që ajo dhe tërë Kosova i meritojnë”, vijon njoftimi.

“Tri ligjet që i hapën rrugë transformimit të FSK-së ishin ligjet që kanë marrë më së shumti vota ndonjëherë, duke dëshmuar kështu vendosmërinë e tërë spektrit politik dhe vullnetin e tërë Kosovës për ta pasur ushtrinë tonë”, ka shkruar komandanti i FSK-së.

Thaçi ka thënë se FSK ka dëshmuar aftësitë e veta dhe përgatitjen e lartë në misionet e kërkim-shpëtimit, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë vendit.

“Ajo tash po i shton kapacitetet për detyra të reja, për t’i mbrojtur qytetarët e Kosovës nga kërcënimet e jashtme, por edhe për t’i ndihmuar aleatët tanë në vendosjen dhe ruajtjen e paqes kudo që shfaqet nevoja”, ka shkruar më tej presidenti.

Kuvendi i Kosovës me 14 dhjetor 2018 ka miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Një vit që nga formimi i Ushtrisë së Kosovës