Thaçi flet për liberalizmin e vizave dhe (ç) njohjet

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në adresimin e fundvitit para gazetarëve ka folur për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Presidenti tha se Bashkimi Evropian nuk ka asnjë justifikim që s’u ka hequr vizat kosovarëve.

“Sa i përket liberalizimin të vizave, e vlerësoj edhe njëherë ka qenë një gabim historik dhe strategjik i Bshkimit Evropian me Kosovën, Kosova ka implementuar të gjitha kriteret, më tepër sesa vendet tjera të Ballkanit Perëndimor kur është cështja te liberlizimit të vizave. Asnjë justikfik BE-ja nuk e ka në këtë drejtim. Kosova i ka kryer punët e veta”, tha ai.

Sa i përket njohjeve, kreu i shtetit shtoi se kanë pritur që të ketë njohje të reja.

“Natyrisht se është pritur se do të ketë njohje të reja. Nuk ka ndodhur. Mbetet që të punohet edhe më tepër, por ne jemi ballafaquar edhe me një veprim agresiv, shumë të dëmshëm të Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi në konferencë për shtyp

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 31 décembre 2019