Thaçi flet për fotografinë që e postoi djali i tij

Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, pak pas rrëzimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, e ka shpërndarë një fotografi të babait të tij të cilën e kishte publikuar duke krasitur pemët, ku të vendosur shihet fotografia e Albin Kurtit.

Presidenti Thaçi në T7 deklaroi se krasitja nuk ka pasur të bëjë asgjë me rrëzimin e Qeverisë.

Thaçi tha se ditën kur e ka shkrepur foton duke krasitur pemët ka qenë në fshat – Burojë.

“Në politikë përdoren ndonjëherë metaforat, por mund të përdoren nga të tjerët, s’ka kurrgjë lidhje me çështjen e krasitjes. Unë kam qenë në fshat tek prindërit, vëllai im ka qenë duke punuar, unë i kam ndihmuar. Të tjerët e kanë dizajnuar si kanë dashur”, tha Thaçi.