Ilustrim

Thaçi flet për coronavirusin, i kërkon Qeverisë të marrë masa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në konferencën për media ka folur edhe për virusin Covid-19, i cili ka krijuar shqetësime në të gjithë botën.

Kosova mbetet ende vendi i vetëm në Ballkan që zyrtarisht ende askush nuk është prekur nga ky virus.

Presidenti Thaçi ka kërkuar që të merren masa qysh sot për vijimin e mësimit në shkolla dhe tubimeve publike.

“Do të ishte me interes që vendimet të merren me kohë, mundësisht sot, vendime për masat që do të mirën. Unë e ftoj qeverinë që të marrë ndonjë vendim preventiv sidomos sa i përket shkollave dhe tubimeve publike”, tha Thaçi në mes tjerash.

Gjatë ditës së djeshme u raportuar për 2 persona të prekur me këtë virus në Shqipëri.