Thaçi flet pas vendimit të kushtetueses, i kërkon BE-së liberalizimin e vizave

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ftuar konferencë për gazetarë një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të tij. Ai megjithatë nuk pranoi asnjë pyetje nga gazetarët.

Në këtë konferencë, i pari i shtetit tha se mirëpret  vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hapë rrugë për formimin e qeverisë së re. Kam qenë i bindur në çdo vendim që kam marr për mandatarin, kjo u konfirmua edhe mbrëmë”, tha Thaçi para mediave.

Ai pret që sa më shpejtë të themelohet qeveria e re.

“Tani dua që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi që rrethanat kërkojë qeveri funksionale e efikase”, u shpreh ai derisa kërkon që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet dhe respektohet nga partitë politike.

Presidenti nuk ka harruar që edhe në këtë rast t’i bëjë ftesë Bashkimit Evropian që t’ia liberalizojë vizat Kosovës.

“Ftoj BE-në që sa më parë të marrin vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha presidenti Thaçi.