Thaçi falenderon Presidentin Trump për linjën ajrore Prishtinë - Beograd

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar reagimit të homologut të tij amerikan, Donald Trump për linjën ajrore Prishtinë – Beograd.

“Faleminderit Presidenti Trump. Roli juaj për paqen dhe stabilitetin është i domosdoshëm”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Trump krijimin e kësaj linje e kishte quajtur ‘një tjetër fitore’.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit Robert O’Brien dhe Ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar Trump.

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq këtë linjë e ka cilësuar si nismë që i bashkon njerëzit e Ballkanit.

Vuçiq: Linja ajrore Prishtinë-Beograd bashkon njerëzit e Ballkanit

Kosova dhe Serbia i kanë ndërprerë bisedime për normalizim të marrëdhënieve pasi që Kosova i vuri taksën ndaj produkteve serbe në vitin 2018.