Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së.

Thaçi ka theksuar se roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë.

“Sot shënohet Dita e OKB-së. Ne, më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dimë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, thuhet në publikimin e presidentit.