Foto: Facebook/ Hashim Thaçi

Thaçi e quan zgjedhje të shkëlqyer emërimin e Grenell në Inteligjencën Kombëtare të SHBA-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përshëndetur vendimin e presidentit të SHBA-së Donal Trump për ta emëruar ambasadorin Richard Grenell si ushtrues detyre të Inteligjencës Kombëtare .

Thaçi e ka quajtur zgjedhje të shkëlqyer zgjedhjen e presidentit Trump.

“Ambasadori Grenell ka bërë një punë të madhe si i dërguar i posaçëm për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Rick, ju uroj suksese të mëdha në misionin tuaj të ri për të mbajtur SHBA-të dhe botën më të sigurtë”, ka shkruar Thaci në Twitter.

Richard Grenell përveç pozitës së re që i është besuar është edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguar i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi.

Me ndërmjetësimin e Grenellit, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për linjë ajrore, hekurudha dhe autostrada.

Shpejtësi apo cilësi: E ardhmja e dialogut Kosovë – Serbi