Xhudistja Nora Gjakova

Thaçi e Haradinaj: Nora Gjakova, e pamposhtur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar xhudisten nga Peja pas fitimit të medaljes së artë në Grand Prizin e Tbilisit të Gjeorgjisë.

Haradinaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ndjehet krenar për ‘brezin e artë në xhudo.

“Nora Gjakova, e pamposhtur edhe në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë. Krenar për nderin që po i sjellin vendit brezi ynë i artë në xhudo. Të lumtë, Nora.”, ka shkruar kryeministri.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar xhudisten duke thënë se sportistët vazhdojnë të jenë imazhi më i mirë i Kosovës.

“Kosova e artë edhe në Tbilisi të Gjeorgjisë. Nora Gjakova siguroi Medaljen e Artë të radhës për vendin tonë. Sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë. HTH”, ka shkruar Presidenti në Facebook.

Nora Gjakova mposhti brazilianen Rafeala Sivla, pas tri vërejtjeve të marra nga kundërshtarja e saj në shënim të artë, kategoria deri në 57 kilogramë.

Deri tek medalja e artë, Nora erdhi pas katër luftërave të fituara.

Hashim Thaçi në Facebook
Ramush Haradinaj në Facebook

Nora Gjakova e artë në Gjeorgji