FOTO: Hashim Thaçi/Twitter
Thaçi e dërgon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjeve
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,perp ka mbajtur një konferencë për media ku ka njoftuar se e ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Qeverisë për vendimin e djeshëm, ku janë ndaluar lëvizjet e veturave dhe njerëzve në orare të ndryshme.
“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, vendim anti-kushteutes, si president i vendit kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë të interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhur me kufizimet e lirive dhe të drejtave themelore me Kushtetutë”, tha Thaçi.
Presidenti ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të merr masa të përkohshme për këtë vendim.
“Kemi kërkuar që në të ardhmen të afërt, kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese”, tha tutje ai.
Presidenti u ka kërkuar qytetarëve që të rrijnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë.