Thaçi dënon sulmin me vezë ndaj Avdullah Hotit

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me sulmin me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Thaçi ka shkruar se ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar.

“Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, shkroi ai.

Sulmi ndaj Hotit ndodhi sot në orët e mëngjesit ndërsa policia ka thënë se është në kërkim të të dyshuarve.

Avdullah Hoti sulmohet me vezë