Thaçi dekreton strukturën e re komanduese të FSK-së

Komandanti Suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së.

“Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kam dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së”, ka njoftuar Thaçi në “Facebook”.

Ai tha se FSK do të jetë e gatshme të ofrojë paqe në vend, rajon e botë.

“Pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekret është kompletuar dhe funaksionalizuar kjo strukturë. FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, shkroi ai.

Ndryshe, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë janë betuar 337 rekrutë të rinj. Ndonëse ishte paralajmëruar ardhja e Presidentit Thaçi në këtë ngjarje, ai nuk u pa atje.

Betohen 337 rekrutë të rinj të FSK-së (VIDEO)

 

www.kallxo.com