Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: ZPRK

Thaçi dekreton shpërndarjen e Kuvendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit votuan më 22 gusht shpërndarjen e Kuvendit ndërsa Thaçi tani pritet ta shpallë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Këtë ai ka thënë se do ta bëjë “së shpejti”, pas konsultimeve me partitë politike.

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka thënë Thaçi.

Dekreti i shpërndarjes së Kuvendit