Hashim Thaçi në Hagë Foto: VOA

Thaçi: Beteja e Rahovecit ndër betejat më të mëdha të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 22 vjetorin e betejës së Rahovecit.

Thaçi këtë betejë e ka quajtur një ndër betejat më të mëdha të UÇK-së.

“Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.

Thaçi ka shkruar se në shenjë hakmarrjeje për humbjet në betejë, ushtria dhe policia serbe vrau shumë civilë të pafajshëm.

“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

Para dy ditëve presidenti Thaçi është kthyer nga Haga në Kosovë pas 4 ditëve intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.