Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi-BE-së: Kosova duhet të shohë përmbushjen e premtimeve për liberalizim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin ”Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Friends of Europe.

Para fillimit të këtij samiti, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme të ecë përpara, por duhet të realizohet premtimi për liberalizimin e vizave.

”Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Europës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohim përmbushjen e premtimeve siç është liberalizimi i vizave”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Shumë herë liderët e vendit, duke përfshirë edhe presidentin Thaçi i kanë uruar qytetarët për liberalizimin e vizave.

Sipas tyre 2018 do të ishte viti kur qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtonin pa viza, mirëpo tani që jemi në përfundim të 2019, liderët nuk janë duke dhënë më data për këtë çështje.

Rrencat e liberalizimit të vizave