
Foto: KALLXO.com
Thaçi: Bashkimi i Shqiptarëve në Luginë dha rezultat
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës do të kenë më shumë deputetë të cilët do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve.
Thaçi ka shkruar se bashkimi i shqiptarëve ne Luginë dha rezultat.
“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje”, tha Thaçi.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, tha se bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe sipas tij Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë.
Ndryshe, Partitë shqiptare nga Lugina e Preshevës për herë të parë në zgjedhjet parlamentare kanë marrë pjesë të bashkuar, me një listë zgjedhore.