Thaçi: Albin Kurti, Xhelal Sveçla e Haki Abazi hynë për 3 ditë në dhomën e përgjimeve në PTK

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në Postë-Telekomin e Kosovës për 3 ditë rresht.

Sipas Hashim Thaçit, Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve duke shkelur ligjin.

“Vizita e z.Kurti, ministrit Sveçla dhe zëvendëskryeministrit Haki Abazi në dhomën e përgjimeve ditë më parë në PTK është shqetësuese, është shkelje flagrante e ligjeve. Në atë dhomë të përgjimeve mund të futet vetëm kryeprokurori apo zyrtarët e autorizuar nga prokurori apo gjykata. Pse ky grupi ka shku në dhomën e përgjimeve dhe cili do të jetë pozicioni i kundërshtarëve të tyre”, është shprehur Thaçi në një intervistë dhënë për TV Dukagjinin.

Thaçi ka deklaruar se Kurti, Abazi e Sveçla e kanë ndalur kamerën dhe janë futur brenda për 3 ditë rresht.

“Çka do kryeministri në këtë dhomë? E kanë ndalë kamerën dhe kanë hyrë 3 ditë rresht. Kurti, Sveçla dhe Haki Abazi. Autoritetet përkatëse janë të informuara”, tha presidenti.