Foto: KALLXO.com

Teuta Haxhiu: Është për keqardhje 'spektakli', që po ndodh në zyrat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Teuta Haxhiu nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se është për keqardhje “spektakli”, që po ndodh në zyret e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“I bëjmë thirrje drejtësisë transparente që mos të bëhen spektakle të tilla ngase të gjithë të ftuarit ata veteranë që janë ftuar nga Tribunali i Hagës të gjithë kanë qenë vullnetarë dhe janë të gatshëm të përgjigjen. Por spektaklet nuk i ndihmojnë drejtësisë”, tha ajo.

Njësitet speciale të Policisë së EULEX-it kanë hyrë sot në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Pas rreth dy orë qëndrimi aty, ata kanë arrestuar kryetarin e OVLUÇK, Hysni Gucati.

FOTO – Policia e EULEX-it hyn në zyret e OVLUÇK

(VIDEO) Gucati nxirret me pranga nga OVL-UÇK