COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Tetë zyrtarë të Zyrës së Auditimit dalin pozitivë me COVID-19

Tetë punonjës së Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë dalë pozitivë me virusin COVID-19, ndërsa 30 të tjerë kanë shkuar në vetëizolim.

Në njoftimit e këtij institucioni thuhet se për shkak të natyrës së punës punëtorët kanë qenë të detyruar të kryejnë edhe punë në terren dhe kanë rapotuar në baza ditore kontaktet e mundshme me raste pozitive.

Pavarësisht masave të ndërmarra dhe kujdesit të shtuar, tetë punonjës të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, ndërsa 30 të tjerë gjenden në vet-izolim. Të gjitha këto raste janë duke u trajtuar në shtëpi me kujdesin dhe udhëzimet e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, thuhet në njoftim.