Komisioni Europian - Bruksel

Foto: Denis Sllovinja

Tetë vende të BE-së thonë se Ukrainës duhet t’i lejohet anëtarësimi i menjëhershëm në BE

Një deklaratë e përbashkët është nënshkruar nga krerët e Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Ata thanë se Ukrainës duhet t’i lejohet anëtarësimi i menjëhershëm në BE.

Ky qëndrim vjen pas kërkesës për  anëtarësim që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,  i drejtoi Bashkimit Evropian.

Sot është dita e pestë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. 

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./Sky News

Përgatiti: Nuhi Shala