Tetë të vdekur për 24 orë nga COVID-19

Tetë persona kanë vdekur në Kosovë që ishin të infekuar me SARS-CoV-2 në 24 orët e fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKShPK njofton se 489 persona janë infektuar me COVID-19, si dhe 745 persona janë shëruar nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 94,656 raste nga 451,922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,934 raste të vdekjes.