Ilustrim

Tetë të arrestuar për rrëmbimin e një personi, i cili dyshohet se i kishte mashtruar për viza

Tetë të dyshuar, shtetas të Kosovës janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën, shtetas të Serbisë.

Rasti është thënë se ka ndodhur në fshatin Crepan në Ranillug, dje rreth orës 19:22.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrëmbimi i viktimës dyshohet se ka ndodhur për shkak se ai i kishte mashtruar tetë të dyshuarit duke u marrë para me premtimin se do tu rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë.

Policia tregoi se me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.