Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tetë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në total në vend janë 46 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 69 doza të vaksinës kundër COVID-19.