Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Tetë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tetë raste të dhunës në familje – tregojnë të dhënat e Policisë së Kosovës.
Një burrë dje me 11.08.2024 rreth orës 10:25 në Pejë, është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht një grua e cila më pas e ka raportuar rastin dhe e njëjta ka marrë tretman mjekësorë si shkak i lëndimeve, i dyshuari më pas më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rreth orës 19:05 gjithashtu në qytetin e Pejës është raportuar edhe një rast tjetër për dhunë në familje. Një grua ka raportuar për dhunë psikike që është ushtruar ndaj saj nga një burrë, shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është në kërkim nga policia ndërsa viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor e cila pas intervistimit është kthyer në shtëpi siç thuhet në raportin e Policisë.
Rasti tjetër për dhunë në familje është raportuar në qytetin e Gjakovës, rreth orës 03:00. Një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua e cila sipas raportit të policisë më vete dëshire ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit. Ndërsa, më vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dy raste tjera për dhunë në familje sipas raportit 24 orësh janë nga qyteti i Lipjanit. Rasti i parë për dhunë në familje është raportuar rreth orës 10:00, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua, i cili më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa rasti tjetër për dhunë në familje është raportuar rreth orës 18:50, i dyshuari për ushtrim të dhunës fizike ndaj gruas shtetase e Shqipërisë është arrestuar për veprën dhe më pas më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në qytetin e Rahovecit rreth orës 22:30 është arrestuar një burrë për veprën dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës grua. Viktima si shkak i lëndimeve të marruar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari më vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje.
Ndërsa një burrë ne Fushë Kosovë është arrestuar pasi ka shkelur urdhrin mbrojtës emergjent dhe ka kërcënuar viktimën grua përmes telefonit, i dyshuari më pas është dërguar në mbajtje më vendim të prokurorit.
Në qytetin e Graçanicës rreth orës 15:00, një grua ka raportuar për ngacmim dhe presion që ka ushtruar një burrë i cili pas intervistimit më vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.