Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë rastë të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Në Prishtinë, një person dyshohet se ka sulmuar një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Një burrë në Prishtinë është arrestuar dje nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas PK-së deri tek sulmi dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Fushë Kosovë një burrë është arrestuar pasi ka kanosur një person.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth 17:30 dhe urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Në Ferizaj një burrë është arrestuar dje pasi i njëjti dyshohet ka kryer veprën e lartëcekur ndaj një gruaje.

Policia ka njoftuar se Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit.

Edhe në Suharekë dje rreth orës 15:10, është arrestuar një burrë, pasi që ka kanosur një person. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të dhunës në familje.

Një burrë dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, ka njoftuar PK.

Dje rreth orës 14:20 është arrestuar një burrë i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast I dhunës në familjë është raportuar në Zvecan.

Një grua ka raportuar se i dyshuari po ushtron dhunë fizike ndaj saj.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit pas arrestimit I është bërë matja e alkool testit ku ka rezultuar se i njëjti është nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalet në stacion policor, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

Policia dhe ka arrestuar një burrë të dyshuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Pjeë me 20 korrik.

Sipas PK-së, i njëjti kishte berë shkelje të të urdhërit mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.