Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet sipas raportit policor kanë ndodhur: tri në Prishtinë, një në Prizren, në Dragash, Pejë, Klinë dhe Mitrovicë.

Në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për një rast tjetër të dhunës në familje në Prishtinë, Policia thotë se një person është ankuar se një burrë dhe një grua kanë ushtruar dhunë ndaj një personi tjetër.

Sipas raportit policor, rasti është nën hetim.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë, ku Policia thotë se një person është ankuar se një grua ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.

Në Prizren, një grua është ankuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Policia thotë se viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një burrë është arrestuar për dhunë në familje nga forcat e rendit në Dragash. Ai po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin për veprën penale dhuna në familje.

Sipas raportit policor, i dyshuari ka sulmuar fizikisht një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë, i cili dyshohet se ka sulmuar një grua duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Mitrovicë, ku forcat e rendit kanë arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.