Coronavirus

Tetë raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste të reja me Coronavirus nga 2 mijë e 274 mostra të testuara prej Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKShPK ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19.

“Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 848”, thuhet në raportin 24 orësh të ministrisë së shëndetësisë.

Aktualisht në Kosovë janë 314 raste aktive me SARs-CoV-2.

Sa i përket vaksinimi, në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 19 doza të vaksinave anti-COVID.

Nga 29 marsi I këtij viti kur edhe ka filluar vaksinimi kundër Coronavirusit janë dhënë më tepër se 1,6 milion doza të vaksinës.

Në Kosovë deri më tani ta vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID janë 767 mijë e 742 persona.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Publike një person konsiderohet i vaksinuar në momentin që vaksinohet me dy doza të vaksinave.

Deri më tani në nivel vendi janë infektuar me Coronvirus 161 mijë e 139 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 985 kanë vdekur.