COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Tetë persona rezultojnë pozitivë me COVID-19

2 mijë e 133 persona të dyshimtë për coronavirus janë testuar gjatë 24 orëve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, prej tyre tetë kanë rezultuar të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë nga raporti i saj ditor rreth rasteve me COVID-19 ka treguar se asnjë person me coronavirus nuk ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit, përderisa ka theksuar se 32 qytetarë janë shëruar nga infeksioni.

Aktualisht në Kosovë janë 108 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa nga marsi i vitit të kaluar e deri më tani 107 mijë e 867 qytetarë janë infektuar me SARS-CoV-2, prej tyre 2 mijë e 264 kanë vdekur si dhe 105 mijë e 495 janë shëruar.

Në anën tjetër MSh gjithashtu ka theksuar se 6 mijë e 503 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19.

Imunizimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021.