Foto: REL

Tetë persona me COVID-19 vdesin gjatë 24 orëve të fundit

Tetë persona të infektuar me SARS-CoV-2 kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve të prekur me COVID-19 në 2,148.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Leposaviq 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (76 vjeç), Vushtrri 1 rast (92 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKShPK poashtu ka njoftuar se 194 persona kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 nga 2,285 mostra të marrura në terren me metodën RT-PCR dhe RAT, testet rapide të shpejta.

Gjithashtu në njoftim thuhet se 599 persona janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.

Aktualisht në Kosovë janë 9,671 raste me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 104,390 raste nga 524,588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,148 raste të vdekjes.