Tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Tetë persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e infeksionit me COVID-19 në 24 orët e fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Numri total i rasteve pozitive është 98,341 raste nga 478,625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,996 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82,582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,763.

Kosova ka filluar vaksinimi me ‘AstraZeneca’ më 29 mars 2021, në fazën e parë janë vaksinuar stfi shëndetësor, si dhe personat mbi 80 vjeç.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.