Testohen 72 persona nga karantina, të gjithë dalin negativ

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, i cili është menaxher i karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka bërë të ditur se sot 72 persona nga karantina janë testuar dhe të gjithë kanë dalë negativ.

Sipas Sadikut, të njëjtit nesër do të lëshohen në vetizolim në shtëpi.

Ndërsa sot janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19, duke e quar numrin e të infektuarve në 165, kurse i të vdekurve është 3.

20 raste të reja me coronavirus