Testohen 3,501 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga testimi i 3,501 mostrave në 24 orët e fundit janë konfirmuar 364 raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.433.