Testi për patentë shofer, arrestohet një person për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Vepra penale është thënë se është kryer gjatë kohës sa i dyshuari ka qenë duke e asistuar dëshmitarin, i cili iu ka nënshtruar testit për patentë shofer.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:10, përderisa është thënë se janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.