Testi më i shpejtë për COVID–19 i gatshëm në mes të qershorit

Testi i shpejtë i pështymës Covid-19 që jep rezultate brenda një ore, do të jetë i disponueshëm në Evropë në mes të qershorit.

Ka filluar prodhimi për një test të shpejtë koronavirusi të bazuar në pështymë që jep lexime brenda një ore, u njoftua sot.

Konsorciumi francez, i formuar nga ndërmarrja e bioteknologjisë SKILLCELL, laboratori CNRS dhe ndërmarrja dixhitale VOGO, thanë në një njoftim për shtyp se testi do të ishte në dispozicion nga mesi i qershorit për tregjet evropiane, transmeton rtv21.tv.

Testi – i quajtur “EasyCov” – bëhet nga profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe përfshin mbledhjen më pak se 1 mililitër pështymë nën gjuhën e një pacienti. Në fillim të këtij muaji,

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA autorizoi një test të pështymës Covid-19, në të cilën një pacient mund të marrë një mostër të pështymës në shtëpi, por do të duhet ta dërgojë atë me postë në një laborator dhe të presë që rezultatet të përpunohen./21Media