Tesla krijon robotin humanoid, "Optimus" do të shërbejë për “punë të mërzitshme”

Manjati amerikan Elon Musk, themeluesi i mirënjohur i industrisë së makinave elektrike Tesla, po përgatitet të ndërtojë një robot humanoid dhe vitin e ardhshëm do të prezantojë një prototip.

Ai do të mbajë emrin Tesla Bot, siç tha Musk, duke prezantuar një aktor, i cili kishte veshur një kostum të ngjashëm me formën e humanoidit.

“Ne jemi të mirë në prodhimin e sensorëve dhe baterive dhe shpresojmë të kemi prototipin vitin e ardhshëm,” tha Elon Musk, në një organizim në kuadër të Ditës së Inteligjencës Artificiale në Kaliforni.

Tesla Bot është një tregues tjetër i aftësisë së biznesmenit për të “shfaqur” dhe për të folur për produkte të reja dhe emocionuese të dizajnuara prej vitesh nga kompania e tij.

“Nëse një robot humanoid mund të operojë dhe të kryejë detyrat e lodhshme dhe të përsëritura që njerëzit zakonisht ndërmarrin, atëherë do të ketë mundësinë të transformojë ekonominë ndërkombëtare duke ulur kostot e punës,” tha Musk.

Sidoqoftë, Musk paralajmëroi se roboti nuk do të funksionojë që në fillim – ai thjesht do të jetë në gjendje t’ju bëjë të pushoni, duke bërë pazar në supermarket.

Emri i tij i koduar është “Optimus” dhe bazohet në të njëjtët gjysmëpërçues dhe sensorë të përdorur në automjetet Tesla, në mënyrë që ata të mund të lëvizin të pavarur, raporton oranews.

Roboti do të jetë rreth 1.73 m i lartë dhe në vend të kokës ka një ekran për mbledhjen e informacionit të rëndësishëm.