Tërmkolli-Kurtit: Qenke zgjuar në krah të majtë!

Ish-kandidatja pëe deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj ofertës së rë të liderit të LVV-së, Albin Kurti që LDK të kthehet në tavolinën e diskutimeve për koalicion.

Tërmkolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti më këtë deklaratë “është zgjuar në krahë të majtë”.

Sipas saj, Kurti me këtë qasje po tregon se kjo parti do të mund të ketë koalicion me PAN.

Me një shprehje në gjuhën spanjolle, Tërmkolli i ka thënë Kurtit se plani i tij “nuk do të kalojë”.

“Qenka zgju Kurti në krah të majtë! “Merre ose lëre” do të thotë ” lëre”. Pajtohem, por kjo është qasja e tij ndaj LDK- së. No pasaran Albin! Të bëftë mirë VPAN- i”, ka thënë ajo.

Sot, lideri i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video- mesazhi i ka bërë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të kthehet në tavolinën e diskutimeve për lidhjen e koalicionit për bashkëqeverisje.

Këto dy parti ka muaj që janë në negociata për bashkëqeverisje, por nuk po mund të arrijnë një marrëveshje.

VIDEO: Kurti i propozon Mustafës të mbyllen në negociata deri në arritjen e marrëveshjes