Tërmeti trondit Italinë mes gjendjes alarmante të coronavirusit

Italia është tronditur para dy orëve nga një tërmet me magnitudë 2.6 në veri të Camaiore në Versilia, në kohën kur qytetarëve iu kërkua që të qendrojnë të mbyllur pas përhapjes së madhe të coronavirusit.

Tërmeti kishte epiqendër në provincën Lucca në Toscana, Italinë qendrore-perëndimore, raporton Dailymail.

Fillimisht nuk pati raportime për dëme si pasojë e dridhjes, megjithëse njerëzit në Camaiore dhe Viareggio kanë vërejtur dridhje të tokës.

Gjithashtu, u raportua njerëzit në të gjithë Versilia janë larguar nga shtëpitë e tyre kur tërmeti goditi zonën këtë pasdite.

Tërmeti vjen pasi që numri i vdekjeve të coronavirusit arriti në 463 në Itali, me më shumë se 9,000 raste virusesh të konfirmuara në të gjithë vendin.

Kryeministri Giuseppe Conte deklaroi mbrëmë se “të gjithë duhet të heqin dorë nga diçka për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”.

Shoqëria italiane e anesteziologjisë dhe kujdesit intensiv ka botuar 15 rekomandime etike për të marrë në konsideratë për mjekët kur vendosin për pranimet.

Rregullat e etikës u bëjnë thirrje mjekëve që të marrin në konsideratë moshën e një pacienti dhe mundësinë e mbijetesës gjatë ndarjes së shtretërve në spital.

Italianëve u është dhënë urdhër që të mos lëvizin përveç punës dhe urgjencave, ndërkaq, tubimet publike dhe ndeshje futbolli janë anuluar,