Tërmeti që u ndje edhe në Kosovë, ministri Mehaj shpreh gatishmërinë e FSK-së për reagim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pasi mbrëmë në shumë vende të Kosovës është ndjerë tërmeti që për epiqendër pati Greqinë.

Mehaj ka shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë, nëse kanë pësuar dëme nga ky termet.

“Edhe pse ende nuk ka raporte për dëme apo viktima, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, apo nëse kanë pësuar, edhe Shqipërisë dhe Maqedonisë,, me kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave”, ka shkruar ministri Mehaj në rrjetin social “Facebook”.

Mbrëmë dridhje të tokës janë ndjerë rreth orës 21:15 në Kosovë.

Sipas Qendrës për Informim rreth Tërmeteve në Evropë (CSEM) tërmeti në Maqedoni të Veriut ka qenë i fuqisë 5.8 ballë të Rihterit.

Termet i fortë në Maqedoni të Veriut, dridhjet ndihen edhe në Kosovë