Gjendja pas tërmetit tragjik në Siri, 06.02.2023

Tërmeti në Turqi, numri i të vdekurve nga tërmeti shkon në afro 4900 në Turqi dhe Siri

Të paktën 4,890 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin herët të hënën.

Të paktën 20,426 lëndime janë raportuar gjithashtu, sipas Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, shtoi Tatar. Gati 25,000 reagues emergjence po punojnë në lokacionet e prekura, shtoi ai.

Ekipet e shpëtimit po përdorin të paktën 10 anije dhe 54 avionë për t’i transportuar të plagosurit dhe për të ndihmuar në operacionet e kërkimit, tha ai.

Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1,509 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, thanë zyrtarët e atjeshëm.

Të paktën 3,548 persona janë raportuar gjithashtu të plagosur në Siri, sipas këtyre zyrtarëve./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala