Tërmeti në Turqi, dy viktima me prejardhje nga Kosova

Ambasada e Kosovës në Turqi ka njoftuar se nga tërmeti i madh që goditi Turqinë dje, janë edhe dy viktima me prejardhje nga Kosova.

Tutje sipas, ambasadës deri më tani nuk ka të dhëna se ka vdekur ndonjë shtetas i Republikës së Kosovës.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Turqi.

Sipas të dhënave zyrtare të deritanishme, nga tërmeti i djeshëm në Turqi kanë vdekur 35 persona.

Turqi, shkon në 35 numri i të vdekurve