Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Tërmeti në Turqi dhe Siri, Qeveria: Kosova në gatishmëri të lartë për mbështetje dhe solidaritet

Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për viktimat nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.

“Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet”- thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur qindra persona.

Numri i viktimave besohet se është 360, teksa zyrtarët shëndetësorë në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur në zonat që kontrollohen nga Qeveria siriane.

Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet.

Tërmet i fuqishëm në Turqi dhe Siri