Foto: Atdhe Mulla

Tërmeti në Shqipëri, Policia nis aksion të gjerë në Tiranë

Një aksion i gjerë është ndërmarrë sot nga Policia e Tiranës, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Shqipëri, raporton media shqiptare A2news.com

Sipas këtij mediumi, deri tani ka 27 të arrestuar, ndërkohë që prokuroria ka lëshuar rreth 40 urdhër-ndalimi.

Më tej bëhet e ditur se mes tyre, ka urdhër-ndalimi për ish-kryetarët e Komunës së Farkës dhe Kasharit, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia.

Gjithashtu, urdhër-ndalimi ka edhe për shefin e Urbanistikës së Vorës, Luan Beta.

Një aksion i ngjashëm u zhvillua edhe në Durrës, ku u arrestuan 18 persona, mes tyre zyrtarë dhe ndërtues.

Kujtojmë se Shqipëria është goditur nga një tërmet tragjik mëngjesin e 26 nëntorit 2019, nga i cili vdiqën 51 qytetarë e u lënduan mbi 1.000.